By continuing use this site, you agree to the Terms & Conditions and our use of cookies.
Canon EOS R6 Mark II Mirrorless Camera with 24-105mm f/4 L IS USM LensCanon EOS R6 Mark II Mirrorless Camera with 24-105mm f/4 L IS USM Lens
  • -€200.00
  • New
day
:
hour
:
min
:
sec
€3,390.00€3,590.00Regular price Price
KIT FLASH 350W SS-350HKIT FLASH 350W SS-350H
  • New
€580.00Price
  • New

    Canon EOS R8 Mirrorless Camera

    Canon

    €1,254.17 + VAT

    €1,505.00
    €1,625.00
    Save €120.00
    VAT included
    Last items in stock

    Jepini krijimtarisë suaj një përmirësim me kuadrin e plotë me këtë kamerë të lehtë pa pasqyrë që ofron foto dhe video të shkëlqyera. Shijoni Bokeh më të mirë, kënde më të gjera shikimi dhe cilësi imazhi që do t'ju mahnitin, edhe në dritë të ulët.

    Key Features

    • 24.2MP Full-Frame CMOS Sensor
    • 4K60p 10-Bit Internal Video, Canon Log 3
    • 2.36m-Dot OLED Electronic Viewfinder
    • 3.0" 1.62m-Dot Vari-Angle Touchscreen
    • Dual Pixel CMOS AF II
    • 40 fps Electronic Shutter
    • Movie Digital IS
    • Vertical Movie Mode
    • Microphone Input, Headphone Output
    • Multi-Function Shoe, Wi-Fi & Bluetooth
    day
    :
    hour
    :
    min
    :
    sec
    Quantity :
    • Security policy (edit with Customer reassurance module)
    • Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
    • Return policy (edit with Customer reassurance module)

    True Know-How (Ask Our Experts)

    Live Chat | +355676000808 | Email

    KAMERAT PA PASQYRA

    CANON EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.

    MAKE THE LEAP TO FULL FRAME

    Jepini krijimtarisë suaj një përditësim kuadërplotë. Efekt më i mirë Bokeh, kënde më të gjera shikimi dhe cilësi figure që do t'ju mahnitin, edhe në ndriçim të ulët.

    Edhe video kuadërplota

    Avantazhi kuadërplotë shtrihet edhe në video për rezultate spektakolare kinematografike.Përfitoni diapazon më të madh dinamik, reduktim të zhurmës digjitale dhe detaje qartësie të lartë - ky është avantazhi kuadërplotë i EOS R8

    Vetëfokusim inteligjent

    Foto ose video: mbajini subjektet në fokus të mprehtë ndërsa lëvizin nëpër kuadër.

    Ideal për portrete të fuqishme. Me një sensor më më të madh vjen një rreze më e ulët qartësie dhe një gamë më dinamike. Nxirreni në pah subjektin përkundër një sfondi të lëmuar, të shfokusuar me efekt të bukur Bokeh. Kapni më shumë detaje në ndriçime dhe hije.

    Shkrepni më gjerë

    Transformoni mënyrën se si e shikoni peizazhin, dhe afrohuni më tej për pamje tërheqëse dokumentare.

    Kamerat kuadërplota, si EOS R8, janë fantastike në shkrepjen e pamjeve atmosferike në kushte ndriçimi të ulët.

    KËNDPAMJE KUADËRPLOTË

    Shikoni se si duket një objektiv 15mm në EOS R8 kuadërplotë, krahasuar me një kamerë EOS me një sensor më të vogël APS-C. Çdo gjatësi fokale e dhënë jep një kënd shikimi 1.6x më të gjerë.

    GJENI REGJISORIN BRENDA JUSH

    Duke mbimoduluar të dhënat e sensorit 6K, EOS R8 prodhon filmime cilësore 4K në shpejtësi kuadrosh deri në 60p.1 Nëse jeni të rinj me videon, do t'ju pëlqejë thjeshtësia e krijimtarisë me kamerën falë rezolucioneve dhe shpejtësive të ndryshme të kuadrove. Do të çmoni funksionet e saj të avancuara teksa bëheni një regjisor me përvojë.

    Kalibrim profesional i ngjyrave

    Përdorni profilin e ngjyrave të Canon Log 3 me kontrast të ulët të EOS R8 për më shumë opsione gjatë kalibrimit të ngjyrave. Ky filmim ruan detaje në ndriçimet e forta dhe hijet e errëta, falë diapazonit të madh dinamik.

    Nuancat e lëvizjes së ngadalësuar

    Shtoni ndjenjë dhe emocion në lëvizje, duke shkrepur deri në 180p në Full HD.2 Kur shikohen me shpejtësi normale luajtjeje, kjo i tregon subjektet në lëvizje të bollshme të ngadalësuara – duke zbuluar detaje të fshehura të lëvizjes.

    Funksione profesionale të videos

    Tech Clip-False Colour.

    Treguesi i ngjyrave artificiale

    Masni ekspozimin e përsosur. Gjashtë mbivendosje me ngjyra tregojnë shpërndarjen e ndriçimit në skenë.

    • Kulmi i fokusit

    Zotëroni mprehtësinë kritike kur fokusoni manualisht. Zonat në fokus konturohen me ngjyrë të veçantë (dhe të personalizueshme).

    • Breza tregues

    Mbivendosjet me breza e bëjnë të shpejtë dhe të thjeshtë gjykimin e ekspozimit të saktë

    • Zmadhim digital

    Ndryshoni pamjen edhe kur regjistroni video me objektivat fiksë, me zmadhim digjital deri në 10x.3

    EOS R8 është kamera jonë kuadërplotë më peshëlehtë deri më sot, në vetëm 461g.4

    Përfitoni avantazhin kuadërplotë kudo që shkrepni, nga çastet vendimtare në rrugë deri te peizazhet dhe aventurat e largëta.

    Sensor kuadërplotë 24.2-megapikselësh

    Një ekuilibër ideal i detajeve, shpejtësisë dhe performancës në ndriçim të ulët, pavarësisht nëse jeni duke shkrepur foto ose video.

    VETËFOKUSIM REVOLUCIONAR

    Brenda EOS R8 ndodhet sistemi ynë i njohur i fokusimit Dual Pixel CMOS AF II. Ai dallon dhe gjurmon subjekte të ndryshme dhe ka saktësi edhe në ndriçim shumë të ulët – deri në -6.5EV.10

    LIDHJE E LEHTË

    Wi-Fi® dhe Bluetooth® i integruar siguron që EOS R8 të lidhet me pajisjet inteligjente, rrjetet Wi-Fi dhe laptopët. Ndani foto dhe filma me ndjekësit dhe shoqërinë, dhe komandojeni kamerën nga distanca.

    Si dëshironi të lidheni?

    EOS R8

    • Lidhja me Wi-Fi

    Transferoni fotot dhe videot në kompjuterë e pajisje dhe komandojeni kamerën në distancë.

    • image.canon

    Porta juaj drejt ruajtjes në renë kompjuterike, plus përpunim RAW në renë kompjuterike për cilësinë më të lartë të imazhit. 

    • Camera Connect

    Aplikacioni ynë për iPhone® dhe Android ju mundëson komandimin e EOS R8 nga distanca dhe shpërndarjen e fotove dhe të filmave me ndjekësit tuaj.

    • Transmetim UVC/UAC

    Përdoreni EOS R8 si kamerë interneti me cilësi të lartë. Thjesht futeni në kompjuter - nuk nevojiten programe drejtuese.

    Canon
    5803C019AA
    1 Item

    Specific References

    You might also like

    10 other products in the same category:

    Canon EOS R8 Mirrorless Camera

    €1,254.17 + VAT

    €1,505.00
    €1,625.00
    Save €120.00
    VAT included