By continuing use this site, you agree to the Terms & Conditions and our use of cookies.
  • New
    Canon EOS R10 Mirrorless Camera
    • Canon EOS R10 Mirrorless Camera

    Canon EOS R10 Mirrorless Camera

    Canon

    €798.33 + VAT

    €958.00
    VAT included
    Informohuni per gjendjen STOCK ne VIDEOMOBILE

    Emphasizing portability without sacrificing on capability, the Canon EOS R10 is a sleek mirrorless camera with a hybrid ethos. Adept in both photo and video worlds, the R10 brings an APS-C sensor to the R system, along with high-speed shooting, intelligent AF, and impressive 4K video recording to complement a multimedia workflow.

    Key Features

    • 24.2MP APS-C CMOS Sensor
    • Dual Pixel CMOS AF II
    • 4K30 Video, 4K60 with Crop; HDR-PQ
    • 23 fps E. Shutter, 15 fps Mech. Shutter
    • 2.36m-Dot OLED EVF
    • 1.04m-Dot Vari-Angle Touchscreen LCD
    • Multi-Function Shoe, Wi-Fi and Bluetooth
    Quantity :

    Last time this product was added to a cart: 04/30/2023

    • Security policy (edit with Customer reassurance module)
    • Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
    • Return policy (edit with Customer reassurance module)

    True Know-How (Ask Our Experts)

    Live Chat | +355676000808 | Email

    Canon EOS R10



    Një kamerë kaq e zhdërvjellët sa mund të përballojë thuajse gjithçka. Është shoqëruesja ideale në udhëtime Një mjet i përsosur krijimi përmbajtjesh hibride. Mjeti juaj i vetëshprehjes krijuese.

    Eksploroni kudo që të shkoni

    Hapi i ardhshëm i përsosur në fotografi. Pavarësisht nëse vini nga modeli juaj i parë DSLR ose nga një smartfon, ose kamerë kompakte – EOS R10 thjesht ju jep më shumë. Më shumë teknologji, më shumë veçori, më shumë portativitet, më shumë krijimtari.

    Oferta e prezantimit me Canon Mount Adapter EF-EOS R


    Ndryshoni me lehtësi nga modeli juaj DSLR falë ofertës sonë të prezantimit: në kuti përfshihet Canon Mount Adapter EF-EOS R. Përdorni objektivat ekzistues EF dhe EF-S nga modeli juaj DSLR dhe ruani të njëjtën cilësi, performancë dhe funksion me EOS R10. Në varësi të disponueshmërisë vetëm gjatë qarkullimit të Canon EOS R7 dhe EOS R10.

    Më shumë mprehtësi

    EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve.

    Më e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

    Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese.

    Me Shume Shpejtesi

    Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve.

    Më shumë mundësi lidhjeje

    EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit.

    Më shumë fleksibilitet

    Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë.

    Më shumë fleksibiGaleri modellitet

    Galeri model Shihni se çfarë mund të prodhojë EOS R10.

    Më shumë mprehtësi

    EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve. Është e shpejtë, e saktë dhe tepër e ndjeshme në ndriçim të ulët - e saktë në situata të ndriçuara vetëm nga drita e hënës, në fakt

    Përjetoni një lloj të ri vetëfokusimi


    EOS R10 mund të dallojë njerëzit, automjetet dhe kafshët – si macet, qentë dhe zogjtë – duke i gjurmuar ndërsa lëvizin kudo në kuadër8. Edhe subjektet që lëvizin shpejt janë të mprehta.

    Kur fotografoni njerëz, EOS R10 së pari u jep përparësi syve të subjektit tuaj - "dritares drejt shpirtit". Nëse këto nuk janë të dukshme, atëherë gjurmohet fytyra. Dhe nëse subjekti juaj largohet për një moment, pasojnë me radhë koka dhe trupi.

    Më shumë shpejtësi

    Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve. EOS R10 mund të shkrepë seri imazhesh RAW, JPEG ose HEIF deri në 15 kuadro1 në sekondë (ose 23 fps5 duke përdorur shkrehësin elektronik të kamerës). Gjithçka ndërkohë që kamera gjurmon subjektin nëpër kuadër, duke rregulluar vazhdimisht fokusin dhe ekspozimin në përgjigje të skenës që ndryshon.

    Shkrepja e çasteve fluturake



    Në modalitetin RAW Burst, fotografitë mund të regjistrohen deri në 30fps me një prerje 75 përqind, me imazhet që ruhen në një skedar të vetëm filmi për organizim të rregullt dhe të lehtë. Më pas, imazhet individuale mund të nxirren, përpunohen dhe modifikohen me programin tonë falas Digital Photo Professional (DPP). Kur aktivizohet Pre-Shooting në menynë e kamerës, EOS R10 kap 0.5 sekonde veprimi përpara se të shtypet butoni i heqjes së shkrehësit, kështu që do ta kapni gjithnjë çastn e përsosur magjik.

    Reagim i shpejtë



    Kamera reagon shpejt edhe ndaj komandave tuaja, duke ju dhënë një avantazh të madh kur bëhet fjalë për kapjen e momentit vendimtar. Një procesor DIGIC X ofron manovrim reagues dhe vonesë ose ndërprerje minimale të inkuadruesit, kështu që gjithmonë do të ndiheni të lidhur me subjektin tuaj.

    Më shumë fleksibilitet

    Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë. Është gjithashtu portativ, peshon vetëm 429g9, ndaj mund ta merrni gjithmonë me vete.

    Merrni kontrollin

    Fotografët mund të zgjedhin të shkrepin skedarë JPEG ose HEIF, ose skedarë RAW për fleksibilitet maksimal në pasproduksion. Teknologjia jonë Dual Pixel RAW madje ju lejon të përmirësoni imazhet duke mikrorregulluar mprehtësinë dhe Bokeh, dhe duke reduktuar hijezimin.

    Ekuilibër perfekt

    Një sensor 24.2-megapikselësh ju jep ekuilibrin ideal të detajeve, shpejtësisë dhe rendimentit në dritë të ulët. Një ndjeshmëri maksimale prej ISO 32000 (e zgjerueshme në ISO 51,200) lejon më shumë detaje dhe më pak zhurmë kur shkrepni në errësirë. Ka madje edhe një blic të integruar për të shtuar diçka më shumë nëse ju nevojitet.

    Në EOS R10 përfshihen modalitetet skenike Panoramic dhe Panning, duke e bërë më të lehtë marrjen e rezultateve të shkëlqyera kur shkrepni me këto teknika.

    Dritat, kamera, aksion!

    4K që sfidon pritshmëritë


    EOS R10 regjistron pamje të jashtëzakonshme video 4K që duken të shkëlqyera në ekranet UHD dhe mundësojnë prerje pa humbje të cilësisë gjatë redaktimit për projekte Full HD. Regjisorët mund të zgjedhin midis 4K/60p3, për riprodhimin e lëmuar të objekteve në lëvizje dhe efekteve me lëvizje të ngadaltë, ose 4K/30p mahnitëse të mbimoduluar krijuar nga dalja 6K nga sensori 24.2-megapikselësh i kamerës. Rezultatet duhen t'i shikoni që t'i besoni.

    Lëvizje super e shtruar


    Kur shkrepni në modalitetin Full HD, mund të përdoren shpejtësi kuadri deri në 120fps, duke zbuluar edhe më shumë hollësi në lëvizjen e objekteve në lëvizje.10 Dhe për skenat me lëvizje të ngadalta, aftësia për të krijuar filma të mrekullueshëm 4K dhe Full HD me kalim kohe në kamerë shton edhe më shumë në arsenalin tuaj krijues.

    e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

    Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese. Butonat dhe rrotullat bien instinktivisht nën gishta dhe inkuadruesi elektronik i kamerës (EVF) ofron një pamje të qartë dhe të saktë të botës.

    Ndihma OVF

    Madje ka edhe një modalitet OVF Assist për të ndihmuar ata që vijnë nga kamerat me inkuadrues optikë, si p.sh. DSLR.

    EVF

    EVF prej 2.36 milionë pikash i EOS R10 tregon saktësisht se si do të shfaqet një imazh i shkrepur, nga thellësia e fushës deri te balanca e së bardhës dhe stili i figurës. Është komod, i lehtë për t'u përdorur dhe është i personalizueshëm që të mund të shihni vetëm informacionin që ju nevojitet.

    Ekrani me prekje me kënde të ndryshme

    EVF plotësohet nga një ekran i madh me prekje 7.5cm, me 1.04 milionë pika, me kënd të ndryshueshëm, që ju lejon të kompozoni dhe shkrepni nga lart ose nga poshtë, që të mund të merrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj.

    Një sistem i projektuar për të ardhmen, sot

    EOS R10 është një pjesëtar i sistemit EOS R - një koleksion kamerash, objektivash dhe aksesorësh të krijuar nga themeli për të ofruar fotografi dhe video të shkëlqyera, tani dhe në të ardhmen. Një mbërthyese objektivi më e shpejtë dhe më e gjerë (54mm) lejon nivele të reja rendimenti, gjë që përkthehet në mënyra të reja se si të jeni krijues.

    Integroni dhe zgjeroni

    Megjithatë, mund të përdorni edhe objektivat ekzistues EF dhe EF-S, falë një tresheje adaptorësh për montimin e objektivave. Këto gjithashtu mund të sjellin funksione të mëtejshme, si p.sh. komanda të personalizueshme ose një filtër ND të ndryshueshëm.

    Avantazhi i APS-C

    Duke qenë se EOS R10 është ndërtuar rreth një sensori me madhësi APS-C, objektivat ofrojnë 1.6x më shumë rreze telefoto sesa gjatësitë fokale ekuivalente në një kamerë kuadërplotë. Shkoni pranë subjektit tuaj për poza me impakt të kafshëve të egra dhe të aksionit që mbushin kuadrin.

    Mësoni dhe zhvillohuni ndërsa shkrepni


    Për ata që janë të rinj me EOS ose të rinj në fotografi, një ndërfaqe përdoruesi e drejtuar ju ndihmon të zhvilloni aftësitë tuaja, si dhe të mësoni si funksionon kamera juaj. Kur jeni gati të vazhdoni vetëm, ndërfaqja standarde e kamerës është aq intuitive dhe praktike për përdoruesit, saqë mund të harroni se është aty.

    Më shumë mundësi lidhjeje

    EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit. Postoni në rrjetet sociale, dërgoni videoklipe te miqtë dhe ngarkoni imazhe në llogaritë e resë kompjuterike që t'i keni gati kur të ktheheni në shtëpi.

    Qëndroni gjithmonë të lidhur


    Bluetooth Low Energy i integruar ruan një lidhje gjithmonë aktive, duke lejuar që Wi-Fi 2.4GHz të aktivizohet pa probleme kur imazhet duhet të transferohen. Është gjithashtu e mundur ta kontrolloni kamerën nga distanca nga pajisja inteligjente duke përdorur programin Canon Camera Connect: për të parë atë që shikon ajo, për të ndryshuar cilësimet dhe për të shkrepur foto dhe video. Për funksionim më të thjeshtë në distancë, disponohet edhe ulti BR-E1 me valë, me Bluetooth. EOS R10 vjen dhe me USB-C për karikim brenda kamerës dhe shkrepje të lidhur me kompjuterët PC/Mac.

    Ndikoni te ndjekësit tuaj

    Ndikoni te ndjekësit tuaj Videoblogerët dhe krijuesit e përmbajtjeve mund ta përdorin EOS R10 për të transmetuar drejtpërdrejt video me cilësi mahnitëse direkt te ndjekësit e tyre në YouTube7. Thjesht lidhni kamerën me rrjetin tuaj Wi-Fi – nuk ka nevojë për kompjuter. Një ekran LCD me kënd të ndryshëm mund të rrotullohet për t'ju dhënë një pamje të saktë nëse jeni duke prezantuar.
    EOS R10 mbështet gjithashtu shkrepjen vertikale të videos – e përkryer për shkrepjen e përmbajtjeve për historitë e rrjeteve sociale.

    Krijimtaria juaj në renë kompjuterike

    Portali ynë image.canon e vendos përmbajtjen tuaj aty ku duhet. Imazhet dhe filmat mund të ngarkohen pa probleme – direkt nga kamera në renë kompjuterike image.canon duke përdorur Wi-Fi. Nga këtu ato mund të zhvendosen në ruajtje afatgjatë në platforma të tjera reje kompjuterike ose të shkarkohen në një kompjuter PC ose Mac për modifikim. Për të nxjerrë çdo pikë të fundit të cilësisë së imazhit nga EOS R10, provoni të përpunoni imazhe RAW në renë kompjuterike canon.image.11 Një motor përpunimi imazhesh me rrjet neural përdoret për të rritur cilësinë e imazhit drejt lartësive të reja.12

    Çfarë ka në kuti

    Gjithçka që ju nevojitet për të hedhur hapat e ardhshëm në fotografi dhe video.

    Trupi i kamerës EOS R10

    Kapaku i kamerës R-F-5

    Rripi i kamerës ER-R10

    Kapaku i mbërthyeses ER-SC2

    Karikuesi i baterisë LC-E17E

    Njësia e baterisë LP-E17

    Kapaku i baterisë

    Kabllo AC

    Paketa e manualit të përdoruesit

    Canon
    5331C046AA
    5 Items

    Specific References

    Canon EOS R10 Mirrorless Camera

    Canon EOS R10 Mirrorless Camera

    €798.33 + VAT

    €958.00
    VAT included