By continuing use this site, you agree to the Terms & Conditions and our use of cookies.
  • New

    Canon RF 24-105mm f/2.8 L IS USM Z Lens (Canon RF)

    Canon

    Specifikimet

    • Zmadhim standard 24-105 mm F2.8
    • Zmadhimi profesional standard për video dhe foto
    • Unazë iride me veprim praktik
    • Me kyçje të iridës në pozicionin e modalitetit automatik
    • Aperturë rrethore 11-fletëshe
    • Për kontrollin krijues të efektit “Bokeh” dhe ndriçimeve
    • Stabilizim Imazhi
    • 5,5 nivele me stabilizuesin optik dhe 8 nivele me stabilizues të kombinuar1
    • Elemente asferike dhe UD
    • Për cilësi të lartë të imazhit me mprehtësi maksimale
    • Motor "Dual Nano USM"
    • Për fokusim të shtruar, të shpejtë dhe të heshtur
    • Butonat e personalizuar dhe unaza e komandimit
    • Për personalizim të lehtë dhe kontroll të cilësimeve të kamerës
    • Adaptorët opsionalë të zmadhimit të fuqishëm
    • Për përdorim praktik dhe kontroll të zmadhimit
    Quantity :
    • Security policy (edit with Customer reassurance module)
    • Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
    • Return policy (edit with Customer reassurance module)

    True Know-How (Ask Our Experts)

    Live Chat | +355676000808 | Email

    OBJEKTIVI RF HIBRID

    CANON RF 24-105MM F2.8L IS USM Z

    Një objektiv zmadhues profesional 24-105 mm për filmime dhe foto, i cili kombinon projektimin perfekt, një aperturë të shpejtë dhe të shndritshme f/2.8, si dhe mprehtësi të jashtëzakonshme, ideal për flukset e punës hibride.

    BRING YOUR WORLDS TOGETHER

    RF 24-105 mm F2.8L IS USM Z bashkon botën e transmetimit, kinemasë dhe fotografisë. Një objektiv avangardë për epokën hibride që u ofron krijuesve të filmave dhe fotografëve cilësi imazhi dhe performancë maksimale. Falë aperturës konstante f/2.8 për një efekt “bokeh” mahnitës, si dhe falë uljes së luhatjes së fokusit dhe performancës elektronike parfokale, ai vendos një standard të ri për krijuesit e të gjitha përmbajtjeve.

    Unaza iride

    Mundëson kontroll praktik të unazës iride gjatë filmimit

    Çelësi i kyçjes dhe shkyçjes së unazës iride

    Kyçe çelësin në pozicionin e modalitetit automatik kur kap foto, ose shkyçe për kontroll praktik të iridës gjatë kapjes së videove

    Unazë komandimi

    E personalizueshme për kontroll intuitiv të cilësimeve

    NJË ZMADHIM PROFESIONAL GATI PËR GJITHÇKA

    Pavarësisht nëse bëhet fjalë për foto apo video, ky objektiv do të ketë performancë brilante në çdo situatë falë aperturës së shpejtë f/2.8 për kontroll të jashtëzakonshëm të thellësisë së fushës dhe një sfere të gjithanshme zmadhimi për të mbuluar të gjitha situatat dhe funksionet e filmimit për realizimin e filmave cilësorë kinematografikë.

    Filma dhe dokumentarë të shkurtër

    I shpejtë dhe i qetë, ideal për filmimet nga një operator i vetëm në rastet kur nuk ka kohë për të ndryshuar objektivat. Zmadhimi i fuqishëm opsional përmirëson teknikën e zmadhimit praktik.

    Dasma dhe ngjarje

    Prodhoni foto dhe video me cilësi të lartë me një objektiv dhe jini të përgatitur për të gjitha ngjarjet e ditës, edhe në kushtet e ndriçimit të ulët.

    Portrete

    Aperturë me 11 fletë për ndriçime mahnitëse jashtë fokusit, si dhe mprehtësi dhe saktësi ngjyrash të jashtëzakonshme.

    FLEKSIBËL. PRAKTIK. BRILANT

    Nuk do jeni më kurrë të detyruar të zgjidhni ndërmjet diapazonit dhe aperturës. Me një f/2.8 konstante nga 24 mm deri në 105 mm në një objektiv të vetëm, ky zmadhim plotëson çdo nevojë tuajën.

    Tregohuni më kreativë me një aperturë konstante f/2.8

    Arrini rezultate të pabesueshme me kontrollin e jashtëzakonshëm të thellësisë së fushës, edhe kur bien nivelet e ndriçimit. Një gjatësi fokale 24-105 mm dhe fotostabilizuesi optik me 5,5 nivele (8 nivele të koordinuara IBIS dhe OIS) përcakton standarde të reja për regjistrimin e videove dhe shkrepjen e fotove.

    Kapni imazhe të mprehta e me kontrast të lartë

    Katër elementë UD korrigjojnë devijimin kromatik ndërsa tri objektiva asferikë eliminojnë devijimet sferike. Veshja Super Spectra dhe ASC mundëson uljen e hijezimit dhe njollave të dritës ndërsa mbrojtja me fluor në elementin e përparmë ndihmon në uljen e papastërtive në sipërfaqen e objektivit.

    Rregulloni aperturën më shpejt dhe në mënyrë më intuitive

    Përdorni unazën iride gjatë filmimit të videove për të kontrolluar manualisht aperturën e kamerës dhe shijoni një përdorim të lehtë dhe të qetë. Çelësi i kyçjes dhe shkyçjes mundëson kyçjen e unazës iride në pozicionin automatik për shkrepjen e fotografive, si dhe shkyçjen e saj për të rregulluar lehtësisht aperturën, çka është perfekte për filmimet.

    STABILIZUESI I FUQISHËM OPTIK I IMAZHIT

    Fotostabilizuesi optik me 5,5 nivele (8 nivele të koordinuara IBIS dhe OIS) vendos standarde të reja për foto dhe video të shumëllojshme.

    Vetëfokusim i shpejtë për video dhe foto

    Motorët “Dual Nano USM” kanë të njëjtën performancë brilante si për fotot po ashtu dhe për videot, duke mundësuar një fokus profesional elektronik parfokal gjatë zmadhimit2, si dhe eliminim të luhatjes së fokusit për të ruajtur një fushëpamje konsistente gjatë filmimit.

    Fotografoni me besim dhe fleksibilitet

    Afrohuni pranë subjektit dhe fokusoheni deri në 0,45 m për të kapur një pozë nga afër që zë të gjithë kuadrin. Dy butonat e personalizueshëm për funksionet e objektivit dhe një unazë komandimi e dobishme ofrojnë opsione të tjera komandimi, si ndërprerja e fokusit automatik (AF) kur jeni në modalitetin AF Servo.

    Zmadhoni më me lehtësi dhe nga distanca

    Përdorni adaptorët e zmadhimit të fuqishëm Power Zoom Adapters PZ-E2 ose PZ-E2B, manualisht ose nga distanca, përmes aplikacioneve Camera Connect / EOS Utility të Canon, përmes funksionit Browser Remote ose përmes IP duke përdorur protokollin XC të Canon me kamerat e përputhshme. Ndërfaqja me 20 kunja (vetëm PZ-E2B) ofron mbështetje shtesë për kontrollorët e zmadhimit / fokusit të Canon dhe dorezën e zmadhimit servo.

    Canon
    6347C005AA

    Specific References

    Canon RF 24-105mm f/2.8 L IS USM Z Lens (Canon RF)